Çmimet e konsumit në Kosovë kanë filluar të rriten përsëri. Madje inflacioni ka shkuar në mbi 4 për qind, muajin shtator 2023, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Çmimet e konsumit janë më të larta në një mesatare prej 4,2 për qind në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar (2022).
Kështu u bë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës e cila ka publikuar indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin shtator 2023.
Sipas një njoftimi për media nga ASK bëhet e ditur se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,9% në muajin shtator 2023, ndërsa norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shtator 2023 me muajin shtator 2022 ishte 4,2 për qind.