Liverpool barazoi kundër Chelseat (0:0) në Anfield në kuadër të xhiros së 21-të të Premier League-s.
Ishte ndeshja e 1000- të e karrierës së Klopp-it, madje e 413-ta në stolin e Reds.
Klopp iu rikthye fillimeve të tij si trajner.
“Sinqerisht, kur u bëra trajner i Mainzit, nuk isha aspak i sigurt se do ta shihja ndeshjen e dytë. Po, një mijë ndeshje janë shumë, por u zgjatën në 22 vite, të cilat kaluan shumë shpejt”, tha Klopp dhe përfundoi:
“Ky është një sezon me të vërtetë intensiv dhe e di që dukemi sikur nuk kemi energji dhe nuk është mirë. Ne duhet ta rregullojmë atë dhe do të përpiqemi të marrim diçka nga kjo deri në fund të sezonit, megjithëse është e qartë për të gjithë se nuk e kemi vënë veten në këtë situatë me qëllim”./FolDrejt/