Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në një plazh të San Diegos. Disa luanë të detit kanë sulmuar disa turistë, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.
Njerëzit duket se kanë cenuar lirinë e kafshëve, duke ua shkelur habitatin e tyre të natyrshëm.
“Gjatë muajve të verës, turistët dynden në një plazh të vogël të mbrojtur në San Diego për të bërë fotografi të kafshëve, të cilat janë një specie e rrezikuar” – shkruan BBC.
Pikërisht ky fluks i njerëzve pranë këtyre kafshëve, ka reflektuar, në sytë e këtyre të fundit, si një kërcënim, ndaj edhe kanë reaguar.
Në videot që kanë pushtuar rrjetin, ato shihen duke i ndjekur plazhistët e shumtë të cilët kanë zgjedhur ditët e ngrohta për t’u freskuar me ujë deti./FolDrejt/