Këto katër ditë përfaqësueset e shumë shteteve shpresojnë që të fitojnë biletën për t’u kualifikuar përpara kohe në Kampionatin Europian. Belgjika është shteti i parë që është kualifikuar, pas fitores së thellë kundër San Marinos. Por si është situata me Kosovën dhe Shqipërinë?
Grupi A (Kosova) – Me një fitore të Anglisë kundër Çekisë (nesër, 11 tetor), atëherë Anglia siguron kualifikimin. Në rast se kjo ndodh, atëherë Kosova (8) dhe Çekia (9) duhet të përballen ashpër në 14 nëntor në Pilsen, për të siguar biletën e dytë për KE.
Grupi H (Shqipëria): Grupi me asnjë barazim, mund të përmbyllë prej nesër garën për kualifikime. Nëse Franca (15) dhe Turqia (15) fitojnë Islandën (12) dhe Shqipërinë (9) nesër, atëherë dy të parat fitojnë biletën për në KE 2020. Shqipëria në anën tjetër duhet të shpresojë patjetër në fitoren kundër Turqisë dhe normalisht në ndeshjet tjera varet edhe nga ndihma e përfaqësuesve tjera mes veti./Foldrejt.com