Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Irakut të martën njoftoi se janë zbuluar eshtrat e 629 ushtarëve të cilët janë zhdukur gjatë luftës midis Irakut dhe Iranit në periudhën 1980-1988.
Duke publikuar listën me emra në koordinim me Departamentin e të Burgosurve dhe Personave të Zhdukur, organizata u bëri thirrje familjeve të tyre që të marrin eshtrat, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Nuk përmendi se kur dhe ku u gjetën mbetjet mortore.
Irani dhe Iraku shkëmbejnë herë pas here eshtrat dhe trupat e ushtarëve bazuar në një marrëveshje të përbashkët që ata nënshkruan në Gjenevë në vitin 2008.
Edhe pse nuk ka shifra zyrtare për numrin e ushtarëve të zhdukur në luftën 8-vjeçare, vlerësohet se rreth 1 milion janë vrarë nga të dyja palët.