Fol Drejt
E premte, 23 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home Pa Kategori

Lufta më afër se kurrë…

Tri objektivat e Rusisë pas sulmit ndaj Ukrainës

3 vjet më parë
in Pa Kategori
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

The Economist

Visby, një port në ishullin suedez të Gotland, po patrullohej nga ushtarë dhe qen në mëngjesin e 14 janarit, sipas një gazetë suedeze. Më vonë, pas drekës, një duzinë automjetesh të blinduara iu bashkuan ushtarëve.

Në të njëjtën ditë një avion zbriti 100 trupa. “Një sulm kundër Suedisë nuk mund të përjashtohet,” paralajmëroi Peter Hultqvist, ministri suedez i mbrojtjes, më 15 janar, duke vënë në dukje se anijet ruse kishin hyrë tashmë në Detin Baltik.

“Suedia nuk do të qëndrojë pa reaguar nëse ndodh diçka.”

Lexoni edhe..

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

Porosit Web Porosit Web

Vendimi i Suedisë për të fortifikuar ishullin Baltik, i cili ndodhet afër enklavës europiane të Rusisë, Kaliningrad, pasqyron frikën më të madhe se lufta po afrohet. Rusia ka vendosur mbi 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës dhe ka deklaruar se bisedimet me Amerikën dhe NATO-n ishin një dështim. Gjithashtu ka filluar trajnimin dhe mobilizimin e forcave rezervë, raporton abcnews.al

Përplasjet digjitale kanë filluar tashmë. Në të njëjtën ditë kur Suedia dërgoi forcat në Gotland, Ukraina u godit nga sulme kibernetike që hakëruan faqet e internetit të qeverisë dhe mund të kenë bllokuar disa kompjuterë të zyrtarëve.

Shtëpia e Bardhë pretendoi se kishte të dhëna që Rusia po planifikonte akte të organizuara sabotimi kundër forcave të saj në Ukrainën lindore për të gjetur një pretekst për të sulmuar vendin. Zyrtarët dhe ekspertët perëndimorë janë të pasigurt nëse Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, do të sulmojë ose jo Ukrainën.

Ka arsye të shumta për të shpresuar se pasojat e shumta negative për Putin, duke përfshirë sanksionet perëndimore, mungesa e entuziazmit për një luftë dhe rreziku i një lufte të gjakosur mund ta pengojnë atë. Ndryshe nga viti 2014, kur propaganda shtetërore ishte e zënë me frymën anti-ukrainase në përgatitje për një ofensivë ushtarake, këtë herë Ukraina nuk është me pjesë e lajmeve ruse.

Çfarëdo vendimi të marrë Putin në javët e ardhshme, ai po përballet me pasiguri të shumta në lidhje me reagimin publik.

Megjithatë, kambanat e alarmit po bien. “Tani janë rritur gjasat që do të ketë një lloj operacioni ushtarak dramatik, por të kufizuar në Ukrainë,” tha James Sherr i Qendrës Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Sigurinë, një institut në Talin.

Se si do të dukej një operacion i tillë është pyetja që po mundon analistët e inteligjencës në të gjithë Europën.

Një mundësi është që Rusia thjesht do të bënte hapur atë që ka bërë fshehurazi për shtatë vite: të dërgojë trupa në “republikat e Donetsk dhe Luhansk”, territore separatiste në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, ose për të zgjeruar kufijtë e tyre drejt perëndimit ose për t’i njohur ato si shtetet e pavarura, siç bëri pas dërgimit të forcave në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut, dy rajone gjeorgjiane, në 2008.

Një skenar tjetër, i diskutuar gjerësisht vitet e fundit, është se Rusia mund të kërkojë të krijojë një urë tokësore me Krimenë, gadishullin që ajo aneksoi në 2014. Kjo do të kërkonte pushtimin e 300 km (185 milje) përgjatë Detit Azov, duke përfshirë edhe pjesën kryesore të Ukrainës, porti i Mariupolit, deri në lumin Dnieper.

Kjo do të zgjeronte kontrollin rus në një zonë të njohur si Novorossiya, ose Rusia e Re, një pjesë historike e perandorisë ruse përgjatë Detit të Zi.Ajo që është më pak e qartë është nëse ato do t’i shërbenin qëllimeve të luftës së Kremlinit.

Nëse objektivi i Rusisë është të pengojë Ukrainën të bashkohet me NATO-n ose të bashkëpunojë me aleancën, thjesht konsolidimi i kontrollit mbi Donbas ose një sipërfaqe të vogël toke në Ukrainën jugore nuk ka gjasa të gjunjëzojë qeverinë në Kiev.

Kjo përfshin 3 strategji të gjera.

Njëra është ndryshimi i qeverisë në Kiev me forcë, siç bëri Amerika në Afganistan dhe Irak.

Një tjetër është t’i imponojë Ukrainës kosto masive – qoftë duke shkatërruar forcat e saj të armatosura, duke shkatërruar infrastrukturën e saj kritike kombëtare apo duke pushtuar territorin, derisa liderët e saj të bien dakord të ndërpresin lidhjet e tyre me Perëndimin.

E treta është t’i drejtohet Amerikës dhe NATO-s – këtë herë nga një pozicion komandues ushtarak.

Të tre rrugët përfshijnë një luftë të madhe.

Një zgjidhje joshëse do të ishte që Rusia të përdorte armë “të ndalura” pa trupa në terren, duke imituar luftën ajrore të NATO-s kundër Serbisë në 1999. Sulmet nga raketat do të bënin kërdi. Këto mund të plotësohen nga armë të reja, të tilla si sulmet kibernetike në infrastrukturën ukrainase, si ato që ndërprenë rrjetin elektrik të vendit në 2015 dhe 2016.

Ndëshkimi i Ukrainës nga larg, pa praninë e trupave tokësore, do të reduktonte numrin e viktimave. Në këtë mënyrë edhe Rusia mund të zvogëlojë presionin me kalimin e kohës, tha Keir Giles nga Chatham House, një institut kërkimi në Londër.

Problemi është se fushata të tilla bombardimesh kanë tendencë të zgjasin më gjatë dhe të rezultojnë më të vështira. Nëse nis lufta, sulmet kanë më shumë gjasa të jenë një prelud dhe një lufte tokësore sesa një zëvendësim i saj, raporton abcnews.al

Sipas një studimi nga Korporata RAND në 2016 vuri në dukje se Rusia mund të pushtonte dy nga tre shtetet baltike me rreth 30 grupe taktike batalioni (BTG), një formacion rus i përbërë nga rreth 1000 trupa plus pajisje. Rusia tani ka rreth dyfishin e këtij numri të vendosur në kufijtë e Ukrainës.

Sipas një eksperti, Rusia mund të marrë në konsideratë atë që ushtria e Amerikës e quan një sulm të shpejtë dhe të thellë në një front të ngushtë, që synon të tronditë dhe paralizojë armikun në vend që të pushtojë territorin – shembulli i kësaj është sulmi i Amerikës në Bagdad në prill 2003.

Nëse Bjellorusia do ta lejonte Rusinë të sulmonte nga toka, Kievi mund të afrohej edhe nga perëndimi dhe të rrethohej; Alexander Lukashenko, udhëheqësi i Bjellorusisë, njoftoi më 17 janar se vendi i tij do të zhvillojë stërvitje të përbashkëta me Rusinë në kufijtë e saj jugorë dhe perëndimorë në shkurt dhe trupat ruse kanë filluar të mbërrijnë në vend.

Ushtarët ukrainas janë luftëtarë të mirë, tha Sherr, por pavarësisht viteve të trajnimit perëndimorë, forcave të tyre të armatosura u mungon niveli i aftësisë ruse në manovrat – përdorimi i forcave tokësore, forcave speciale, helikopterëve sulmues dhe parashutistëve si në vijën e frontit ashtu edhe larg.

Edhe me këto avantazhe, Rusia do të luftonte për të pushtuar kryeqytetin, e lëre më të gjithë Ukrainën, një vend po aq i madh dhe i populluar sa Afganistani. Që nga viti 2014, mbi 300,000 ukrainas kanë fituar një formë të përvojës ushtarake dhe shumica kanë akses në armët e zjarrit.

Zyrtarët amerikanë u kanë thënë aleatëve se Pentagoni dhe CIA do të mbështesin të dyja një kryengritje të armatosur. Megjithatë, Rusia ndoshta dëshiron të shmangë një pushtim të gjatë dhe mund të mos jetë e nevojshme.

“Sapo të jenë brenda rrezes së raketave në qendër të Kievit,” tha Shlapak, “a është kjo një situatë me të cilën duan të jetojnë ukrainasit?”

Edhe nëse Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, është i gatshëm të tolerojë një pushtim, Rusia mund të luajë jë rol që qeveria e tij të shkatërrohet dhe mund të përdorë spiunë, forca special dhe dezinformata për të përshpejtuar atë proçes.

Rusia nuk ka luftuar në një ofensivë në shkallë të gjerë që përfshin këmbësorinë, forca të blinduara dhe fuqinë ajrore që nga betejat kulmore të Luftës së Dytë Botërore. Ivan Timofeev i Këshillit Rus për Çështjet Ndërkombëtare paralajmëron një “konfrontim të gjatë dhe të ngadaltë” që do të zgjatej nga ndihmat ushtarake perëndimore dhe do të çonin në vetë destabilizimin e Rusisë”.

Edhe fitorja do të kishte kosto.

“Ukrainasit do të luftojnë dhe do t’u shkaktojnë humbje të mëdha rusëve,” tha Peter Zwack, një gjeneral në pension i cili ishte atasheu i mbrojtjes së Amerikës në Moskë gjatë pushtimit të parë të Kremlinit në Ukrainë në 2014.

“Kjo do të jetë e vështirë për Rusinë dhe ata në thelb janë vetëm.” E gjithë kjo situatë tani, mund t’i japë Putinit kohën e nevojshme për të menduar.”/abcnews.al

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Gjergj Dedaj denoncohet në polici për kërcënim ndaj presidentes Vjosa Osmani

Lajmi tjetër

Video/ E rrëzon me një goditje kundërshtarin, si nëpër filma

Të ngjajshme

LAJME

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

9 Mars, 2025
Pa Kategori

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

5 Mars, 2024
Pa Kategori

FOTO/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në kapjen e këtij personi

16 Shkurt, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM