Aleatja e ngushtë e Rusisë, Bjellorusia, mund të përfshihet në luftën e Ukrainës.
Sipas Skynews, ajo i ka nisur stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë dhe kjo lëvizje ka shkaktuar alarm në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.
Nga ministria bjelloruse e mbrojtjes tha se stërvitjet përfshinin testimin e mjeteve të ushtrisë së saj për gatishmërinë luftarake, por shtoi se stërvitja nuk përbën kërcënim për fqinjët.
Ukraina nga ana tjetër nuk ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes së trupave bjellorusë në luftë.
Andriy Demenxhenko deklaroi se:
“Ne nuk përjashtojmë që Federata Ruse mund të përdorë territorin e Bjellorusisë, Forcat e Armatosura të Republikës së Bjellorusisë, kundër Ukrainës. Prandaj, ne jemi gati.”/FolDrejt/