Progresi i Kosovës në luftën ndaj korrupsionit, është vlerësuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar.
Ambasada e Francës në Kosovë, e ka vlerësuar pozitivisht këtë lajm, transmeton Fol Drejt.
“Lajm i mirë. Kosova 🇽🇰 shënon progres duke u ngjitur 17 vende në krahasim me vitin e kaluar në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Duhet vazhduar këtë progres. Franca 🇫🇷 e mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit” – thuhet në reagimin e ambasadës.
Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare Transparency International, vendi ynë është ngritur e 39-ta./Fol Drejt.