Një betejë e ashpër po zhvillohet në qytetin Bakhmut në rajonin Donetsk të Ukrainës, sipas shtabit të përgjithshëm ukrainas.
Në përditësimin e tij të fundit, u njoftua: “Armiku po kryen një sulm mbi Bakhmut; luftimet vazhdojnë.”
Dje, separatistët pro-rusë kishin raportuar për luftime brenda zonës së qytetit.
Autoritetet ukrainase u kanë kërkuar civilëve që të evakuojnë rajonin e Donetsk për shkak të frikës së luftimeve më intensive dhe mungesës së furnizimeve bazë.
Rusia po përpiqet të zgjerojë zonat e saj të pushtuara në rajonin lindor, pasi ka marrë shumicën dërrmuese të rajonit fqinj të Luhanskut./tch