Ndërsa kanë mbetur edhe dy gjiro, lufta është ende e hapur.
AC Milano ka gjasa pas shumë vitesh të rikthehet aty ku e ka vendin: të bëhet kampion i Italisë, shkruan Fol Drejt.
Përballë rosonerëve në dy ndeshjet e radhës do të jenë: Atalanta, përkatësisht Sassuolo.
Ndeshjet do të zhvillohen me 15 maj, përkatësisht 22 maj.
Milano aktualisht është dy pikë përpara ndjekësit të dytë – Interit.
Asaj i duhet të paktën edhe një fitore dhe një barazim, për t’u shpallur kampion i Italisë.
Në fillim të sezonit askush nuk ka besuar që ajo të përfundoj e para.
I gjithë ky sukses po i atribuohet Stefano Piolit, strategut të shquar italian./FolDrejt/