Ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se vendi i tij nuk po dërgon armë në Rusi që të përdoren në sulmet ndaj Ukrainës. Megjithatë, ai nuk përjashtoi në mënyrë përfundimtare mundësinë që Pekini ta bëjë këtë në të ardhmen.
I pyetur nëse Kina mund t’i dërgojë para ose armë Rusisë, ambasadori Qin Gang foli për të tashmen, duke thënë: “Ka dezinformata që Kina i ofron ndihmë ushtarake Rusisë. Ne e refuzojmë një gjë të tillë.”
Në vend të kësaj, “ajo që Kina po bën është të dërgojë ushqime, ilaçe, çanta gjumi dhe formula për fëmijë, jo armë dhe municione për asjë prej palëve në konflikt”, tha ai.
Qin tha se Pekini po vazhdon të “nxitë bisedimet e paqes dhe kërkon armëpushim të menjëhershëm”. Por nga ana tjetër, ai theksoi se sanksionet e Perëndimit nuk ndihmojnë dot në këtë drejtim.
“Ne kemi nevojë që të arsyetojmë dhe të guxojmë drejt një diplomacie produktive”, përfundoi ambasadori kinez në SHBA./FolDrejt/