Njerëz nga çdo familje në fshatin verilindor të Ukrainës, Hroza, janë prekur nga një sulm me raketa që vrau 51 persona të enjten, tha ministri i brendshëm i Ukrainës, transmeton Fol Drejt.
Një djalë tetë vjeçar ishte mes viktimave kur një kafene u godit në të gdhirë në rajonin e Kharkiv.
“Nga çdo familje kishte viktima”, tha Ihor Klymenko.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës fajësoi Rusinë për sulmin dhe tha se nuk kishte objektiva ushtarakë në zonë.
Rusia nuk e ka komentuar drejtpërdrejt sulmin.
Por agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti raportoi se ushtria ruse kishte kryer 20 sulme ajrore dhe artilerie mbi objektivat ukrainase në rrethin Kupyansk – ku ndodhet fshati Hroza. Në raportim nuk u përmend se kur u kryen goditjet dhe e aq më pak fshati Hrozë./FolDrejt/