Qeveria gjermane ka miratuar eksportet e armëve me vlerë prej të paktën 8.35 miliardë euro (8.9 miliardë dollarë) këtë vit, shifra e dytë më e lartë vjetore në historinë e vendit, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Më shumë se një e katërta e armëve dhe pajisjeve ushtarake të dorëzuara nga 1 janari deri më 22 dhjetor shkuan për të ndihmuar Ukrainën. Të dhënat vijnë nga Ministria e Ekonomisë me kërkesë të Sevim Dagdelen, një ligjvënës i partisë Linke të ekstremit të majtë.
Që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt, dërgesat me vlerë 2.24 miliardë euro (2.4 miliardë dollarë) janë miratuar për Ukrainën, duke përfshirë tanke anti-ajrore, howitzers vetëlëvizës, raketahedhës të shumëfishtë dhe sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T. Por edhe pa Ukrainën, eksportet me vlerë më shumë se 6 miliardë euro (6.4 miliardë dollarë) morën miratimin e qeverisë. /FolDrejt/