Një luftë e ashpër që po zhvillohet në Ukrainë, ka bërë që shumë qytetarë të këtij vendi të largohen nga ky shtet, por ka edhe të atillë që po qëndrojnë.
Këto ngjarje që po ndodhin në Lindje, shumë kujt në Kosovë i ngjallin kujtime.
Ai ka rrëfyer për frikën që kishte përjetuar në atë kohë.
“Afër 100 metra e kemi pasur edhe shtabin kryesor të ushtrisë serbe, një muri e kemi pasur ndërmjet as nuk kemi guxuar me i ndez dritat, as me bisedu mes veti, gjatë ditës kom pushu, gjatë natës kurrë gjumë nuk kam bërë. Frikën më të madhe e kam pasur kur kanë hy forcat e Rusisë. Kemi pasur frikë, ku në katër anët e oborrit janë dëgjuar armët, nuk kemi besuar që kemi me dal deri në mëngjes”, tha ai në RTV Dukagjini.
Zullufi tha se për të ka qenë gëzim i madh kur NATO kishte hyrë në Kosovë. /Telegrafi/