Ushtarët rusë janë urdhëruar që të rifillojnë ofensivën e tyre në të gjitha drejtimet në Ukrainë. Lajmi është bërë me dije nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Ofensiva rifillon pas një pezullimi për negociatat me qeverinë ukrainase
“Të premten, pasi regjimi i Kievit deklaroi gatishmërinë e tij për negociata, armiqësitë aktive në drejtimet kryesore të operacionit u pezulluan,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov në një deklaratë të shtunën.
“Pasi pala ukrainase braktisi procesin e negociatave, sot të gjitha njësitë u urdhëruan të vazhdojnë ofensivën e tyre në të gjitha drejtimet në përputhje me planin e operacionit”, shtoi ai.
Një këshilltar presidencial ukrainas mohoi në orët e para të së shtunës se Ukraina kishte refuzuar të negocionte. g.v.