Saktësisht 263 fëmijë kanë mbetur të vrarë gjatë pushtimit rus të Ukrainës, ka bërë me dije Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit.
Ndërkohë, ai ka shtuar se 478 fëmijë kanë mbetur të lënduar, transmeton Fol Drejt.
Përditësimi i tij i fundit dëfton se deri më tani janë regjistruar rreth 15 mijë e 704 krime lufte të kryera nga forcat ruse dhe janë identifikuar 623 të dyshuar.
Ndërkaq, vetë Rusia vazhdimisht i ka mohuar akuzat për agresion dhe krime lufte. /FolDrejt/