Mësimi në Ukrainë po vazhdon edhe pse është kohë lufte.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka postuar fotografi nga një shkollë në Irpen e cila është renovuar pasi ishte shkatërruar gjatë luftimeve.
“’Dita e Dijes’ në një nga shkollat e Irpenit. Kjo shkollë ishte shkatërruar gjatë luftimeve në muajin mars, por para se të nisë viti i ri shkollor u renovua. Sot fëmijët tanë po shkojnë për herë të parë në shkollë, ose po i kthehen mësimit duke vazhduar kështu edukimin e tyre. Ata do ta kenë mundësinë të shohin, dëgjojnë dhe ta njohin Ukrainën. Ne po punojmë që të sigurohemi që secili institucion edukativo-arsimor i shkatërruar nga lufta në Ukrainë të vazhdojë punën dhe që fëmijët tanë të jenë të sigurt dhe që asgjë të mos i pengojë ata që të fitojnë njohuri”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.