Për t’u konfirmuar si skuadër e cila pretendon titullin kampion të La Ligas në këtë edicion, Real Madridi duhet të mposht sot Real Sociedadin.Kjo përplasje nuk pritet të jetë e lehtë për skuadrën e Zinedine Zidane pasi vizitorët e sotëm janë duke kaluar nëpër një seri të mirë të rezultateve dhe në pesë ndeshjet e fundit kanë tri fitore dhe dy barazime.
Momentalisht Real Madridi renditet në vendin e tretë me 52 pikë, gjashtë më pak se Atletico Madridi që kryeson tabelën. Këto janë formacionet e mundshme:
Real Madrid: Courtois; Vazquez, Nacho, Varane, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Isco, Vinicius
Real Sociedad: Remiro; Gorosabel, Zubeldia, Le Normand, Monreal; D Silva, Illarramendi, Guridi; Portu, Isak, Oyarzabal