Lufta Rusi-Ukrainë hyn në ditën e saj të 181-të, shkruan Fol Drejt.
Sipas Al Jazzera-s, së fundi Rusia kreu sulme artilerie dhe ajrore në rajonin e Zaporizhia, ku luftimet pranë termocentralit më të madh bërthamor të Evropës kanë ngritur frikën për një incident katastrofik bërthamor, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Raketat ruse të lëshuara në Nikopol, Krivyi Rih dhe Synelnykovsky, të gjitha afër uzinës bërthamore të Zaporizhzhia, plagosën të paktën katër persona, shkroi guvernatori Valentyn Reznichenko në Telegram.
Rusia ka kërkuar edhe mbledhje urgjente në OKB pikërisht për këtë çështje, por një takim i tillë ende nuk është konfirmuar./FolDrejt/