Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ditën e djeshme. Siç është raportuar edhe më herët, njëri nga policët në detyrë, është detyruar ta përdorë armën e zjarrit, transmeton Fol Drejt.
Ky është raporti i plotë për rastin në fjalë:
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & IMPORTI, EKSPORTI, FURNIZIMI, TRANSPORTIMI, NDËRMJETËSIMI, SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE, ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinë 08.05.2022-09:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri të raportuar më parë, policia me autorizimin e Prokurorit të Shtetit , ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari ka kanosur me armë zjarri zyrtarët policorë duke ua kanosur jetën drejtpërdrejtë, me ç rast në vetmbrojtje dhe për të vënë situatën nën kontrollë njëri nga zyrtarët ka përdorur armën ndaj të dyshuarit. Si dëshmi materiale janë sekuestruar : pesë pistoleta, një AK-47, 694 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 58 gëzhoja dhe 4 predha.”
Po ashtu thuhet se i dyshuari është duke u trajtuar në QKUK dhe nën sigurimin e policisë./FolDrejt/