Në Milano të Italisë, në vendin e njohur si kolonat e San Lorenzos, karabinierët italianë ndërhynë pas ankesave të dy gjermanëve 23-vjeçarë të cilët thanë se ishin sulmuar nga disa persona me qen pitbull.
Njëri madje kishte dhe kafshime te thella në këmbën e djathtë. E gjithë kjo, qe bere vetëm për t’i vjedhur varëset që të rinjtë kishin në qafë. Policët u drejtuan nga ajo zonë, por u përballën dhe vetë me të njëjtin skenar: dy grabitësit i lëshuan qenin, dhe sado që përdorën spraj lotsjellës ndaj kafshëve të egërsuara, ai nuk pati efekt.
Për këtë arsye, njeri prej efektivëve i cili në këtë pikë ishte kafshuar edhe disa herë prej qenit në krah e në këmbë, shtiu mbi të duke e plagosur. Plumbat plagosën lehtë edhe një grua që u dërgua me urgjencë në poliklinikë.
Në fund, karabinierët arritën ta ndalojnë njërin prej hajdutëve, një maroken 22-vjeçar me precedent penal e që iu gjetën dhe vete edhe disa gramë hashash.