Ndryshimet e mëdha klimaterike po shterrin shumë burime dhe shpesh thuhet se luftërat e së ardhmes do të jenë më të mëdha për kontrollin e rezervave të ujit, shkruan Economist. Momentalisht shtetet që kanë konteste të rrezikshme për burimet e ujit janë India dhe Pakistani, Etiopia dhe Egjipti, Brazili dhe Paraguaji, Kina me të gjitha shtetet kufitare të Himalajeve.
Luftërat për ujë kanë ndodhur që nga antikiteti, kur spartakët helmuan ujin për athinasit – viti 430 p.e.s.. Ngjashëm ndodhi edhe në luftën gjashtë ditore 1967 të Izraelit kundër vendeve arabe – atëherë konflikti ishte për kontrollin e lumit Jordan.
Në grafikun e mëposhtëm, gjithsesi mund të shihni se si turbullirat për kontrollin e burimeve të ujit janë shtuar ndjeshëm dekadave të fundit.
Si lumenjtë që më së shumti shihen si probleme mes shteteve, janë ata që kalojnë kufijtë si Kolorado, Ganges-Brahmaputra, Indus, Nili dhe Tigri/Eufrati.
Ajo që dihet qartë, është se në të ardhmen do shtohen konfliktet për ujë./Foldrejt.com