Linja ajrore gjermane Lufthansa raportoi sot se operoi me një humbje neto prej 467 milionë euro në tremujorin e parë të këtij viti, që është më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur humbja arriti në 584 milionë euro.
Në të njëjtën kohë, të ardhurat e grupit u rritën me 40 për qind, në shtatë miliardë euro. Gjatë asaj periudhe është rritur ndjeshëm edhe numri i pasagjerëve, duke arritur shifrën prej 22 milionë.
Në të njëjtën kohë, të ardhurat nga transporti ajror i pasagjerëve janë rritur me 73 për qind, në 5.2 miliardë euro, përcjell Fol Drejt.
Në tremujorin e dytë, Lufthansa pret të rrisë shfrytëzimin e kapaciteteve të saj në afërsisht 82 për qind të nivelit para pandemisë.
“Kërkesa e vazhdueshme e lartë na jep siguri për muajt e ardhshëm. Sezoni veror i udhëtimeve do të japë një kontribut të madh në arritjen e objektivave tona për vitin 2023,” tha shefi financiar i Deutsche Lufthansa, Remco Steenbergen.
Në fund të marsit 2023, kompania kishte likuiditet prej 10.5 miliardë eurosh, duke theksuar se likuiditeti i saj është ende mbi nivelin e synuar prej tetë deri në 10 miliardë euro./FolDrejt/