Rreth fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, po vazhdojnë luftimet. Për këtë foli kryetari i qytetit. Në fabrikë besohet se janë strehuar rreth 200 civilë.
Deri më tani rreth 156 civilë janë evakuuar nga fabrika dhe kanë mbërritur në Zaporizhzhia, sipas skynews, përcjell Fol Drejt.
Megjithatë, kryetari i komunës, Vadym Boichenko tha se kanë humbur kontaktet me ushtarët ukrainas brenda fabrikës së çelikut. Ndërkohë, ministria e mbrojtjes së Ukrainës tha se Rusia po përpiqej të rriste ritmin e ofensivës së saj në Ukrainën lindore.
Gjithashtu shtoi se Moska kishte kryer rreth 50 sulme ajrore të martën./FolDrejt/