Luftimet në kryeqytetin e Sudanit vazhduan pas orës 18:00, pavarësisht një armëpushimi 24-orësh të rënë dakord më parë, raporton Reuters.
Kjo u konfirmua për agjencinë nga dy persona që ndodhen në Khartoum. Më herët gjatë ditës së sotme, forcat paraushtarake sudaneze konfirmuan se pranojnë armëpushimin, pas së cilës ushtria sudaneze njoftoi se ishte dakord të ndalonte luftimet.