Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Luhatje në marrëdhëniet Izrael-Rusi, flet kryeministri izraelit

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ministria ruse e Drejtësisë javën e kaluar kërkoi mbylljen e Agjencisë Hebraike për aktivitetet e Izraelit në vend, duke potencuar çështje ligjore.

Mbyllja e zyrave të Agjencisë Hebraike për Izraelin (JAFI) nga Rusia do të dëmtonte marrëdhëniet midis dy vendeve, deklaroi të dielën kryeministri në detyrë i Izraelit, Yair Lapid, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.

“Mbyllja e zyrave të Agjencisë Hebraike do të ishte një ngjarje serioze që do të ndikonte në marrëdhëniet tona”, citoi Zyra e Kryeministrit të ketë thënë Lapid.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Gjatë takimit të kryesuar nga Lapid rreth vendimit kërcënues të Moskës për mbylljen e JAFI-it në vend, Lapid tërhoqi vëmendjen për marrëdhëniet e Izraelit me Rusinë.

“Komuniteti i madh hebre në Rusi është i rëndësishëm dhe përmendet në të gjitha diskutimet diplomatike me administratën në Moskë”, tha ai.

Në mesin e të pranishmëve në takim ishin dhe ministrja izraelite e Aliyah dhe Integrimit, Pnina Tamano-Shata, ministri i Financave, Avigdor Lieberman dhe drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Alon Ushpiz si dhe përfaqësues të JAFI dhe Organizatës Botërore Sioniste.

Deklarata e Zyrës së Kryeministrit shtoi se Lapid udhëzoi një delegacion që të përgatitet për të shkuar në Moskë sapo të merret miratimi rus dhe të bëjë “të gjitha përpjekjet e dialogut ligjor krahas dialogut diplomatik të nivelit të lartë për këtë çështje”.

Ushpiz do të vazhdojë të koordinojë çështjen me të gjitha palët relevante, theksoi ai.

Ministria ruse e Drejtësisë javën e kaluar bëri thirrje për shuarjen ligjore të aktiviteteve të agjencisë hebraike në vend ndërsa më 28 korrik gjykata e Moskës do të fillojë seancën dëgjimore rreth kërkesës së ministrisë.

Pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, administrata izraelite mbajti takim urgjent për këtë çështje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se kërkesa për mbylljen e zyrës së JAFI në Rusi lidhet me legjislacionin rus.

JAFI, e cila u themelua në vitin 1929, tha se qëllimi i saj është “të mbjellë dhe ushqejë farat e miqësisë midis komuniteteve hebreje të ndara në distancë”.

Agjencia gjithashtu është e njohur për aktivitetet e saj për vendosjen e hebrenjve në tokën palestineze.

– “Luhatje e kursit” të marrëdhënieve izraelito-ruse

Pretendohet se Izraeli ka vepruar me kujdes, duke marrë parasysh lirinë e veprimit ushtarak në Siri, ndërsa po përballet me vështirësi në ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë.

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kryejnë sulme të shumta ajrore dhe raketore kundër objektivave iraniane dhe të regjimit në koordinim me Moskën në Siri, ku Rusia luan një rol aktiv ushtarak.

Izraeli, i cili i është shmangur përballjes me Rusinë që nga fillimi luftës së Moskës ndaj Ukrainës, ka qenë nën presionin e SHBA-së dhe aleatëve të saj në Perëndim, tregojnë raportet mediatike.

Ndërsa ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett shmangte përmendjen e Rusisë në deklaratat e tij të para për luftën në Ukrainë, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme Lapid dënoi sulmin e Rusisë.

Izraeli deri më tani është fokusuar në ndihmën humanitare për Ukrainën dhe vendosi t’i dërgojë jelekë anti-plumb dhe helmeta ushtarake qeverisë së Kievit në fund të prillit.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e pezulloi Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHRC) në prill për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës ndërsa Izraeli votoi në favor të rezolutës.

Pas votimit, Ministria e Jashtme ruse tha se “shihet një përpjekje e qartë që të përfitohet nga situata rreth Ukrainës në mënyrë që të largohet vëmendja e komunitetit ndërkombëtar nga një prej konflikteve më të vjetra të pazgjidhura – ai palestinezo-izraelit”.

Komenti i ministrit të Jashtëm rus ,Sergey Lavrov në fillim të majit se Adolf Hitleri ishte me origjinë hebreje shkaktoi zemërim në Izrael, pas së cilës ambasadori rus në Izrael u thirr në Ministrinë e Jashtme izraelite.

Kryeministri Bennett, ministri i Jashtëm Lapid dhe shumë figura të tjera të nivelit të lartë dënuan deklaratën e Lavrovit.

Megjithë se Izraeli në një deklaratë pretendoi se presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi falje Bennett-it për komentet e Lavrovit, deklarata e Kremlinit për këtë çështje nuk përfshinte asnjë informacion mbi kërkim-faljen e Putinit./FolDrejt/

Tags: Fol DrejtIzraelKryeministri izraelitrusi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

VIDEO/ Një 9-vjeçare gjendet e braktisur në apartamentin e mbushur plot me mbeturina

Lajmi tjetër

Konjufca bëhet sot 41 vjeç

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM