Çështja Luis Alberto po shkon drejt zgjidhjes, pasi spanjolli është shumë pranë transferimit tek Sevilla. Edhe familja e “magjistarit” është dakord për tu shpërngulur në Spanjë, por mbeten akoma për t’u zgjidhur disa detaje në këtë operacion.
Oferta e klubit spanjoll prej 15 milionë eurosh konsiderohet e pamjaftueshme nga Lazio, që shpreson që të fitojë të paktën edhe 7 milionë më shumë. Por tratativa mund të mbyllet edhe me një huazim prej 5 milionë eurosh me detyrim blerjeje.
Gjithsesi duket se transferimi do të mbyllet me sukses, sepse lojtari kërkon që të largohet dhe Sarri nuk e ka problem që Luis Alberto të largohet.
Lazio ka shënjestruar edhe zëvendësuesin e spanjollit, që është mesfushori i Veronës Ivan Ilic. Presidentët e dy klubeve po negociojnë dhe pritet që marrëveshja të mbyllet para fillimit të kampionatit italian. /abcnews.al/