Nëpër media qarkulloi lajmi se Mbappe do të përpiqet të largohet prej PSG-së janarin e vitit që po vjen.
Madje, u bë e ditur se sulmuesi francez kishte tentuar largimin edhe gjatë verës, transmeton Fol Drejt.
Por, një gjë të tillë e ka mohuar drejtori sportiv i PSG-së, i cili ka thënë se ai nuk ka asnjë informacion apo kërkesë prej Mbappes që të largohet.
“Unë e mohoj këtë informacion. Nëse është i lumtur këtu, duhet ta pyesni. Kjo është një pyetje shumë serioze. E shoh duke vazhduar të punojë si një profesionist i lartë”, ka thënë Luis Campos për Canal+./FolDrejt/
🗨️ "Kylian ne m'a jamais parlé de partir en janvier"
Luis Campos dément les rumeurs de départ concernant Mbappé ainsi que celles circulant à son sujet 🎙️#PSGSLB | #UCL pic.twitter.com/DmPDCBL7Aq
— CANAL+ Foot (@CanalplusFoot) October 11, 2022