Sipas gazetarit Cesar Luis Merlo (Fichajes), skuadra argjentinase Boca Juniors ka përzgjedhur trajnerin fitues të Kupës së Botës 2002, Luis Felipe Scolari si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e klubit, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Trajneri veteran brazilian drejtoi për herë të fundit Athletico Paranaense në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe është në radarin e Boca Juniors për të zëvendësuar Hugo Ibarra pas një fillimi të pakëndshëm të sezonit. /FolDrejt/