Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega, e ka dominuar Kampionatin Ballkanik në atletikë në sallat e mbyllura.
Ajo i fitoi dy të arta në disiplinat 1500 metra dhe 3000 metra.
Kështu ajo u shpall kampione e Ballkanit në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë.
35 vjeçarja ka arritur një rekord tjetër duke u stolisur me hiç më pak se 10 medalje të arta në Kampionatet e Sallave të mbyllura.