Romelu Lukaku do të duhet të pranojë një ulje të pagës prej të paktën shtatë milionë euro për t’u rikthyer te Interi këtë verë, raporton Calciomercato.
Sulmuesi belg dëshiron të largohet nga Chelsea dhe të kthehet në skuadrën italiane, por kjo e fundit nuk mund të përballojë të shpenzojë shumë për lojtarë të rinj.
Ata shpresojnë të bindin skuadrën londineze që ta lejojë atë të kthehet në Itali në një marrëveshje fillestare huazimi, ndërsa ai do të duhet të heqë ndjeshëm kërkesat e tij për paga.
Lukaku thuhet se është i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë dhe shpreson që të dyja klubet të arrijnë marrëveshje sa më shpejtë, shkruan Telegrafi, përcjell FolDrejt.
Belgu kishte shpresuar që me rikthimin në Stamford Bridge do të mundtë dëshmonte të kundërtën nga aventura e parë, por kjo i ka shkuar edhe më keq.
Andaj, në verë ai kërkon rrugën e shpëtimit dhe Interi tashmë e ka bindur se mund ta rikthejë sërish në qendër të vëmendjes.