Interi lëshoi një deklaratë ku zbuloi se Romelu Lukaku iu nënshtrua testeve që zbuluan një tendosje të kofshës që mund ta bënte atë të humbiste Kupën e Botës, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Deklarata u publikua në faqen zyrtare të klubit, ku shpjegohej se belgu i ishte nënshtruar testeve në Institutin Humanitas në Rozzano. Ata zbuluan se Lukaku kishte pësuar një tendosje në kofshën e tij të majtë, me gjendjen e cila do të vlerësohet sërish pas disa ditësh.
Duket se hyrja e vonë në lojë e 29-vjeçarit kundër Sampdorias të shtunën – performanca e të cilit u përqesh nga shoku i skuadrës Nicolo Barella – mund t’i ketë kushtuar. Problemet e Lukakut e kanë bërë atë të humbasë 12 ndeshje për Interin tashmë këtë sezon, dhe tani i njëjti problem mund të nënkuptojë se ai mund të mungojë në Kupën e Botës.
Ai do të përqendrojë të gjithë vëmendjen e tij për t’u rikuperuar nga kjo pengesë e fundit. Duke qenë se ndeshja e parë e Belgjikës do të jetë pas pak më shumë se tre javësh. /FolDrejt/