Sulmuesi belg, Romeo Lukaku ka gjasa të rikthehet tek Interi gjatë kësaj vere.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar se belgu ka kërkuar largimin nga Chelsea, ekip të cilit iu bashkua në fillim të këtij sezoni.
Mësohet se Lukaku nuk është aspak i kënaqur tek londinezët dhe për këtë arsye po synon kthimin në Serie A. Madje, ai është i gatshëm të pranojë edhe pagë më të ulët vetëm t’i bashkohet kampionit në fuqi të Italisë.
Lukaku verën e shkuar iu bashkua Chelseat për një shumë rekorde prej 115 milionë eurosh, por nuk ka arritur të ambientohet në “Stamford Bridge”, ku aty ka kontratë edhe për katër vite të tjera.
Ai para se t’i bashkohet Chelseat, belgu luajti për dy sezone tek Interi./FolDrejt/