I huazuari i Chelseat, Romelu Lukaku, po përballet me një “garë kundër kohës” për të qenë plotësisht i gatshëm për Kupën e Botës, sipas mjekut të ekipit të Belgjikës, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Lëndimi i kofshës i pësuar nga Lukaku pothuajse dy muaj më parë fillimisht pritej që ta mbante atë jashtë për disa javë, por ai ende nuk është rikthyer te Interi – klubi ku u kthye në formë huazimi nga Chelsea në verë. Ndërsa ai mund të kthehet për të luajtur një pjesë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Viktoria Plzen të mërkurën, atij po i mbaron koha për të marrë minuta të mjaftueshëm në fushë para Kupës së Botës.
Duke folur për gjendjen fizike të të huazuarit të Chelseat, mjeku i ekipit belg, Kristof Sas, tha se është i shqetësuar se sa i gatshëm do të jetë ai për turneun e messezonit. Ai i tha HLN: ”Do të jetë një garë kundër kohës, jo për ta bërë atë në gjendje të luajë, por në një nivel të lartë. Ritmi është i rëndësishëm për çdo lojtar. Nga njëra anë, lojtarët që lëndohen menjëherë para fillimit të turneut kanë shumë më pak gjasa të fitojnë formë. Nga ana tjetër, lojtarët që kanë më pak ritëm e nisin turneun në disavantazh, sepse normalisht të gjithë e nisin në të njëjtin ritëm”.
Belgjika ka një skuadër të fortë prej disa vitesh tdhe ky botëror po konsiderohet si shansi i fundit real që ka “Brezi i Artë” për të fituar trofeun pasi u rendit i treti katër vjet më parë në Rusi. Djajtë e Kuq duan që Lukaku të jetë i gatshëm dhe të shpërthejë në kohë për ndeshjen e tyre hapëse kundër Kanadasë më 23 nëntor.
29-vjeçari ka luksin që të zhvillojë deri në gjashtë ndeshje në nivel klubesh për të rithyer formën e tij nga tani deri në kohën e fillimit të Kupës së Botës. Belgjika gjithashtu ka dy miqësore para fillimit të turneut, kundër Irakut dhe Egjiptit, kështu që ai mund të jetë në gjendje të përfitojë nga ato takime. /FolDrejt/