Romelu Lukaku futbollisti kyç i fitores së Interit ndaj Portos në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, pasi doli nga stoli. Është zbuluar pse ai nuk ishte në formacionin startues…
Interi mundi Porton në stadiumin e tyre me golin e Lukakut në minutën e 86-të.
Para fillimit të ndeshjes, drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, ka komentuar vendimin për të pasur sulmuesin belg në stol dhe jo në fushë që në minutën e parë.
“Pse është Lukaku në pankinë? Sepse peshon 103 kilogramë dhe nuk është gati. Lojtari në formacionin fillestar duhet të jetë 100 për qind i gatshëm, presim që të kthehet në formë. Përveç kësaj, ai pati një sezon të tmerrshëm në të cilin luajti edhe në Kupën e Botës. Që nga kthimi i tij, ai nuk i ka dhënë Interit atë që mundet, por ne jemi të bindur se ai do të rregullojë veten dhe do të jetë i rëndësishëm për ne në fund të sezonit”, tha Moratta, transmeton Fol Drejt.