Emri i Lukakut është duke u përmendur shumë në Londër edhe Itali kohët e fundit.
Duket se thashethemet për një rikthim të Lukakut te Interi nuk mbeten vetëm fjalë boshe, përkundrazi. Sulmuesi belg 28-vjeçar dëshiron shumë të rikthehet te klubi ku e dashuruan për dy vite. Kontaktet me menaxherët janë të vazhdueshme dhe shprehja është pak a shumë e njëjtë: “Nëse më do, nëse më kthen, unë jam këtu…”
Interi i ka ende letrat në dorë, por nëse sulmuesi do të ndahej nga Chelsea këtë verë, klubi zikaltër do të ishte gati të vepronte. Por Inter do të kishte vetëm një kusht, atë të ekonomisë.
Lukaku është gati të heq dorë nga paga e tij vjetore prej 12, 5 milionë euro në 7,5 milionë euro, dhe ndërkohë trajneri belg po mundohet ta bind sulmuesin të kalojë tek Inter për të rigjetur formën e tij më të mirë./abcnews.al