Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka mbërritur sot për një vizitë pune në Rusi, gjatë së cilës pritet të bisedojë me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.
Presidenti bjellorus u prit në aeroport mbrëmë nga guvernatori i Rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko, njoftoi shërbimi për shtyp i guvernatorit dhe qeverisë rajonale në kanalin Telegram, raporton TASS.
Në një bisedë me gazetarë bjellorusë dhe të huaj, Lukashenko njoftoi më parë një takim me Putin dhe bisedime për shumë çështje./FolDrejt/