Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko nënshkroi sot një ligj që lejon dënimin me vdekje për nëpunësit civilë për krimin e tradhtisë së lartë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.
Siç thuhet, ky ligj është miratuar si pjesë e ndryshimeve në kodin penal që synojnë forcimin e luftës kundër “krimeve të ekstremistëve, terrorizmit dhe orientimit antishtetëror”.
Ligji e shtrin përgjegjësinë penale për tradhti të lartë të kryer nga një zyrtar për të gjithë individët që kryejnë detyra shtetërore./FolDrejt/