Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha se ai kishte një bisedë të gjatë me presidentin rus Vladimir Putin dje, në përvjetorin e fillimit të aksionit ushtarak rus në Ukrainë, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
“Unë do t’ju tregoj një sekret, natën e kaluar ne biseduam për një kohë shumë, shumë të gjatë për tema të ndryshme,” tha Lukashenko, siç raportohet nga kanalet në rrjetet sociale të lidhura me shërbimin presidencial të shtypit.
Asnjë detaj nuk u dha, dhe Kremlini zyrtar ende nuk ka lëshuar asgjë në lidhje me bisedën.
Presidenti i Bjellorusisë është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe është mirënjohës për Putinin për mbështetjen që mori prej tij gjatë protestave masive në vitin 2020 pas fitores në zgjedhje, për të cilat opozita bjelloruse dhe qeveritë perëndimore pretendojnë se ishin manipuluar.
Bjellorusia është aleati ushtarak dhe politik i Rusisë në pushtimin e saj në Ukrainë, përvjetori i së cilës u shënua dje.
Agjensia shtetërore Belta raportoi se Lukashenko do të fillojë një vizitë tre-ditore në Kinë javën e ardhshme. /FolDrejt/