Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko ka uruar për ditëlindje presidentin rus Vladimir Putin, me rastin e 70 vjetorit të tij.
“Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta për përvjetorin tuaj. Duke qenë një udhëheqës i vërtetë, ju po merrni vendime të vështira për të siguruar zhvillimin e pavarur të Federatës Ruse dhe për të mbrojtur traditat dhe vlerat e popullit rus”, tha Aleksandr Lukashenko.
Presidenti bjellorus tha se ai ka marrëdhënie të mira dhe një dialog të frytshëm, i cili shërben për të forcuar lidhjet aleate midis dy vendeve.
“Kohët e fundit kjo është shfaqur qartë në integrimin më të ngushtë të vendeve tona. Jam i bindur se së bashku Minsku dhe Moska do t’i përgjigjen në mënyrë adekuate sfidave globale dhe do të arrijnë një nivel të ri të partneritetit strategjik.
“Ju uroj me gjithë zemër, i dashur Vladimir, shëndet, arritje të mëdha në dobi të shtetit rus dhe jetë të gjatë pranë njerëzve tuaj të dashur dhe miqve të besueshëm”, shkruhej në mesazh.