Perëndimi po thur plane strategjike për të sulmuar Rusinë, sipas një deklaratë të presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, gjatë ceremonisë së mbajtur në Pallatin e Pavarësisë të martën për të nderuar maturantët e shkollave ushtarake dhe oficerët e rangut të lartë.
“Planet strategjike për të sulmuar Rusinë kanë qenë duke u zhvilluar prej disa kohësh. Presidenti i Federatës Ruse dhe unë diskutuam këtë çeshtje deri në detaje. Dhe sulmi do të “kalojë” përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë. Historia do të përsëritet”, tha Lukashenko, shkruan eng.belta.by, transmeton Fol Drejt.
Agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve BelTA raportoi më herët se presidentët e Bjellorusisë dhe Rusisë zhvilluan një bisedë telefonikë të hënën. Një nga temat kryesore gjatë bisedës ishte rruga për në rajonin e Kaliningradit.
Gjithashtu, dy presidentët vazhduan diskutimin për mbrojtjen dhe sigurinë e dy vendeve në vazhdimin e negociatave që u zhvilluan në Shën Petersburg muajin e kaluar./FolDrejt/