Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha sot se kreu i “Wagner” Yevgeny Prigozhin ka mbërritur në Bjellorusi, pas rebelimit të abortuar në Rusi, raportoi AP.
Presidenti bjellorus konfirmoi gjithashtu se Bjellorusia ishte e gatshme të dërgonte brigadën e saj ushtarake në Rusi, në rast se do të ishte e nevojshme.
“U desh vetëm gjysmë dite për të sjellë ushtrinë bjelloruse, të gjitha forcat e armatosura, përfshirë policinë dhe forcat speciale, në gatishmëri të plotë luftarake. Brigada ushtarake ishte gati të vendosej në Rusi nëse ishte e nevojshme,” tha Lukashenko, duke komentuar Përpjekja e trazirave të forcave të armatosura në Rusi javën e kaluar, raporton TASS./FolDrejt/