Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, tha se pala ukrainase i propozoi Minskut të lidhte një pakt mossulmimi, transmeton agjencia shtetërore bjelloruse “Belta”.
Sipas pretendimeve të tij, Perëndimi nuk ka hequr dorë nga planet e tij, që kanë të bëjnë me Bjellorusinë, për të vazhduar trajnimin e militantëve dhe ekstremistëve në Ukrainë, përcjell Fol Drejt.
Nuk e di se çfarë do t’u bëjë ukrainasve. Nga njëra anë, ata na kërkojnë që në asnjë rrethanë të mos hyjmë në luftë me Ukrainën, që ushtria jonë të mos shkojë atje. Ata propozojnë një pakt mossulmimi. Megjithatë, nga ana tjetër, ata e përgatisin atë kaos dhe armatosin militantët. Polonia dhe Lituania janë çmendur plotësisht. Pse u duhen? Nuk është e qartë. Prandaj, ne jemi të detyruar të reagojmë ashpër”, tha Lukashenko në një takim për situatën socio-politike në vend./FolDrejt/