Alexander Lukashenko, thotë se trupat bjelloruse nuk po marrin pjesë aktualisht në pushtimin rus – por mund ta bëjnë nëse është e nevojshme.
Karvanet ruse kanë hyrë në Ukrainë nga Bjellorusia. Moska ka trupa në Bjellorusi për javë të tëra, kjo kinse për stërvitje ushtarake, transmeton Fol Drejt.
“Unë them përsëri: trupat tona nuk janë atje. Por nëse është e nevojshme, nëse është e nevojshme për Bjellorusinë dhe Rusinë, ata do ta bëjnë këtë”, tha Lukashenko, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.
Bjellorusia është një aleat i vjetër i Rusisë. Analistët e përshkruajnë vendin e vogël si “shtetin klient” të Rusisë./FolDrejt/