Për shkak të tentativës për rebelim të armatosur në Rusi, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, lëshoi urdhër për vendosjen e ushtrisë në gatishmëri të plotë luftarake.
“Kam dhënë të gjitha urdhrat që ushtria të ngrihet në gjendje të gatishmërisë së plotë luftarake”, tha Lukashenko sot në Minsk.
Sipas Lukashenkos, qytetarët e Bjellorusisë e kanë ndjekur me shqetësim tentativën për rebelim në Rusi, përcjell Fol Drejt.