Mundësia që Marine Le Pen të fitojë zgjedhjet presidenciale franceze është një perspektivë shqetësuese për Bashkimin Evropian, të cilën duhet ta parandalojë populli francez, deklaroi sot ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn.
“Në Francë shihet se vendi është në një luftë civile parazgjedhore. Jam shumë i shqetësuar sepse e djathta në Francë ka marrë dy herë më shumë vota se në Gjermani”, tha ai.
“Shpresoj se nuk do të fitojë Le Pen për presidente të Francës,” tha Asselborn përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg.