Ngecia e reformave europiane për Turqinë ka shtyrë ministrin e jashtëm luksemburgas që të theksojë atë që realisht shihet si sekret publik – mos anëtarësimin e Turqisë në BE sëpaku për 15 vitet e ardhshme.
“Ngecia në reformat për të drejtat e njeriut në Turqi, na ka shtyrë të mendojmë për mos anëtarësimin e këtij shteti në BE për 15 deri 20 vitet e ardhshme,” tha ministri i jashtëm i luksemburgut, Jean Asselborn informon foldrejt.com. Ai këto komente i bëri për konservatoren gjermane Die Welt.
Turqia ka nisur bisedimet për anëtarësim prej 2005 por janë pezulluar me ‘sekretin publik’ se është edhe vend musliman.
Austria dhe Franca mbajnë qëndrim edhe më të ashpër duke theksuar se janë kundër çdo përafrimi mes BE dhe Turqisë./Foldrejt.com