Ministri i Punësimit i Luksemburgut, Georges Engel po shqyrton miratimin e një jave pune 38-orëshe, në mënyrë që vendi të mbetet konkurrues dhe të vazhdojë të tërheqë fuqinë punëtore të huaj që i nevojitet.
Dy javë më parë, ministria e punësimit e Luksemburgut mori rezultatet e një studimi mbi efektet e zvogëlimit të orarit të punës, një studim i krijuar për të mbledhur fakte objektive pas një debati që është bërë, sipas “Euraktiv”, emocional, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë evropian, përcjell Fol Drejt.
Engel tha të hënën se rezultatet e studimit ishin “të paqarta”, por se duhet të merret parasysh një javë pune e shkurtuar./FolDrejt/