Mundësia që Marine Le Pen të fitojë zgjedhjet presidenciale franceze është një perspektivë shqetësuese për Bashkimin Evropian, të cilën duhet ta parandalojë populli francez, deklaroi sot ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn.
“Jam shumë i shqetësuar. Shpresoj se nuk do të fitojë Le Pen presidencën e Francës,” tha Asselborn përpara një takimi me homologët evropianë në Luksemburg, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Ai shtoi se kjo jo vetëm që do të ishte një largim nga vlerat thelbësore të BE-së, por do të ndryshonte tërësisht kursin e saj./FolDrejt/