Komuna e Strugës gati dy ditë hesht për shpenzimet e bëra nëpër restorante në vlerë prej 27,500 eurove, në kohë kur restorantet kanë qenë të mbyllura pjesën më të madhe të vitit. Kryetari Merko nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Mileski, për Alsat u shpreh se shpenzimi i parave të qytetarëve për qëllime të tilla duhet të kufizohet në mënyrë rigoroze.
I dënoj shpenzimet e tilla joproduktive. Ai që është lakmitar dhe pret të vijë në pushtet për të ngrënë, nuk e ka vendin në pushtet dhe ai duhet të zëvendësohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Kurse shteti duhet të gjejë mekanizma për zyrtarë të tillë të uritur, që kur të vijnë në pushtet, t’i kufizojë dhe t’i parandaluar të shpenzojnë para për gjëra të tilla të parëndësishme’ deklaroi Goran Mileski- ministër i vetëqeverisjes lokale.